Historiku
BVD ING është një kompani e specializuar në sektorin e tregtisë, me shumicë dhe pakicë, të materialeve për sistemin e ngrohjes qendrore, ujësjellësit, ventilimit, klimatizimit dhe termoizolimit.
Është e themeluar në vitin 2006, si nje biznez i vogël familjar, duke filluar nga pika e parë e hapjes në qytetin e Vushtrrisë, për të vazhduar tutje me pikën tjetër të shitjes në qytetin e Lipjanit.
Tashmë, Kompania “BVD ING” sh.p.k. me një staf prej 35 vetësh ka marrë formën e një biznesi shumë të organizuar, prezent në tërë territorin e Kosovës dhe në rajon.
